Lajme

Vlora Çitaku për Suny Hill: Aman mos u bëni qesharak, ulne krytë

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 14 June 2022

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, tash nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një statusi ka kërkuar që të mos bëhen qesharak me reagimet e tyre ata që bën që Suny Hill të zhvendoset në Tiranë.

Ajo ka pyetur se çfarë kanë dashur të bëjnë me atë tokë djerrinë të Bërrnicës, ku parashihej të ndërtohej Suny Hill, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se dua Lipa nuk ka nevojë për paratë tona duke u thënë të gjithëve që kontribuuan në këtë ikje të Suny Hill, amani ju koftë mos folni. Ulne krytë.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Çitakut:

“Amani ju koftë, mos u bëni qesharak!!!! Pse çka paskët pasë me ba me atë tokë djerrinë e me therra në Bernicë??? Keni parasyshë, ajo parcelë ka pasë me u ba park publik, me investime të Sunny Hill.

Me të drejtë, shumë qytetarë të Prishtinës janë ankuar gjatë Sunny Hill Festival se nuk u është mundësuar qasja në parkun e Gërmisë gjatë festivalit. Ja pra, Sunny Hill ka bërë ofertën ideale. Na e ka ofru edhe një park. Pa asnjë investim nga qeveria.

Dua nuk ka nevojë për paret tona. Ama zero.

Amani ju koftë, mos folni.

Ulne krytë.’, ka shkruar Vlora Çitaku në statusin e saj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera