Rozë

Vlora Çitaku me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 11 December 2019

Vlora Çitaku është një femër , figurë e shquar, shembull i përkryer i një gruaje të suksesshme në skenën politike.

Ajo adhurohet shumë për punën e pandalshme që bën si ambasadore e Kosovës në SHBA, shkruan “Kosovarja”.

Femra e parë që përfaqësoi denjësisht e realisht Kosovën para botës në OKB.

-Advertisement-

Fjalimet e saj janë qenë çdo herë inspiruese dhe të qëlluara kur është në pyetje mbrojtja dhe imazhi i vendit të saj.

Jo veç me fjalime, por edhe me veprimet tjera po na bën të ndihemi çdo herë krenar që kemi një ambasadore të tillë.

Në mbrëmjen e organizuar për korin diplomatik në Shtëpinë e Bardhë, Vlora është prezantuar me veshje me detaje kombëtare.

Natyrisht, që kjo ka bërë që Vlora të komplimentohet shumë për dukjen ,pasi që jo çdo kush e ka guximin si të saj.

Eh çfarë ti themi tjetër përveç se ta përgëzojmë e të mos ndalemi duke qenë krenar se Kosova nuk ka nxjerrë veç trima, por edhe trimëresha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera