Lajme

Vlora Çitaku jep detaje për familjet shqiptare të prekura nga uragani ‘Harvey’ në Amerikë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 30 August 2017

Qindra familje shqiptare jetojnë në zonat e prekura nga uragani ‘Harvey’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se institucioni që ajo udhëheq është përkujdesur që të komunikojë me shqiptarët në Houston të Texasit. Çitaku ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, shqiptarët janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky është publikimi i plotë i ambasadorja Çitakut në Facebook:

-Advertisement-

“Me shqetësim po përcjellim pasojat e fortunës dhe vërshimeve në #Huston.Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare.Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përvec dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut. Ambasada e Kosovës dhe Konsulata në New York janë në dispozicionin tuaj.

Kontakti emergjent është[email protected], nga State Department jemi njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet”.

Uragani ‘Harvey’ është stuhia më e madhe që ka goditur Amerikën në 12 vitet e fundit, duke shkaktuar së paku 9 viktima në njerëz dhe dëme të jashtëzakonshme materiale

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera