Lajme

Vlora Çitaku i kërkon Hekuran Muratit të fshijë statusin në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 21 September 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili tha të mërkurën se “ekonomia e Kosovës ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

Për këtë, Çitaku i ka propozuar Muratit që të dalë e të takohet me qytetarët.

Parashikon që “pasi ministri të kthehet në zyre do ta fshi postimin.

-Advertisement-

“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.  E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ekonomia e Kosovës po përballet me një inflacion prej 19 për qind, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Opozita po i kërkon ekzekutivit që të veprojë në mënyrë që qytetarët ta përballojnë situatën ekonomike.

E Qeveria thotë se e ka disejnuar pakon anti-inflacion, që sipas ekzekutivit do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera