Vlora Çitaku flet për mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen: Hendeku mes dy partive është shumë i thellë
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 17 October 2024
Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy partive është shumë i thellë.
Ajo ka theksuar se PDK-ja vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga korriku i vitit të kaluar, duke u angazhuar për mbështetje nga partitë e tjera, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”, ka theksuar Çitaku.
Ajo përjashtoi çdo spekulim mbi marrëveshje të fshehta ndërmjet PDK-së dhe VV-së, duke e quajtur takimin mes kryeministrit Kurtit dhe Krasniqit si një veprim normal dhe pa dyshime.
Çitaku ka sqaruar se PDK-ja do të preferonte të krijonte një koalicion me opozitën aktuale dhe se nuk është e interesuar për pushtet me çdo kusht.
“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar ajo./Rtv Dukagjini
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...