Lajme

Vllasi: Thaçi duhet t’i udhëheq bisedimet

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 07 June 2018

Disa mbështetën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e të tjerë ishin kategorik kundër. E ndarje rreth kësaj çështje pati edhe vet brenda subjekte politike.

Gazeta Fokus ka kontaktuar me njohësin e çështje politike në vend njëherit avokatin Azem Vllasi i cili ka dhënë versionin e tij për këtë ngjarje.

Vllasi ka theksuar se pasi dialogu Kosovë – Serbi është në fazen e fundit, bisedat duhet t’i udhëheq Hashim Thaci.

-Advertisement-

Madje sipas tij  do të rezultonte më mirë nëse Presidenti Thaci do të tregonte transparencë, duke bashkëpunuar me Qeverinë, parlamentin dhe me opinionin.

“Pasi që bëhet fjalë për fazën përfundimtare të dialogut që duhet të rezultoi me një marrëveshje përfundimtare, bisedat me Serbinë duhet t’i  udhëheq Presidenti i shtetit si institucion. Do të thotë, z.Thaçi. Presidenti Thaçi si udhëheqës i ekipit kosovar duhet që të siguroi transparencë të procesit të dialogut, të bashkëpunoi në mënyrë të duhur me Qeverinë dhe parlamentin, e po ashtu edhe me opinionin. Nëse asgjë nuk fshihet nga opinioni dhe dialogu të jet transparent, të dihet se çka mund të pranoi e çka jo pala kosovare, nuk do të ketë problem” tha avokati Vllasi

Sa i përket njohjës së Kosovës nga ana e shtetit serb, Vllasi deklaron se për normalizimin e mardhënieve Serbia duhet ta heq Kosovën nga kushtetuta e vet, ku aty e sheh si krahinë të veten dhe tek pas kësaj të marrëveshja finale mund të ratifikohet.

“Dialogu me Serbinë nuk mund të përfundoi me marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore pa njohje reciproke. Kjo nënkupton që Serbia duhet që t’a hjek Kosovën nga Kushtetuta e vet. Nëse jo menjëherë, atëherë duhet në marrëveshje të caktohet afati se kur do ta bëjë këtë. Dhe të theksohet (kushtëzohet) se tek pasi t’a hjek Kosovën nga Kushtetuta, marrëveshja finale mund të ratifikohet. Pozita e Kosovës si është tani në Kushtetutën e Serbisë, është ajo e kohës së regjimit të Millosheviqit kur dhunshëm është anketuar nga Serbia. Prej vitit 1999 kjo dispozitë e Kushtetutës së Serbisë për Kosovën nuk prodhon asnjë efekt” shtoi Vllasi

Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me lehtësim të Bashkimit Evropian që prej vitit 2011./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera