Vllasi: S’ka vullnet nga SHBA-të për përfshirje në dialog
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 08 October 2017
Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga SHBA-të të përfshihen në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, nuk po shihet nismë e duhur.
Avokati Azem Vllasi, ka thënë se nuk po shihet vullneti i SHBA-së të involvohet në dialogun Kosovë- Serbi, por edhe po të ndodh Kosova nuk duhet të mendojë se ka përkrahjen e saj.
“Akoma nuk shihet ndonjë vullnet i shprehur i SHBA-së për t’u involvuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe sikur të ndodh ajo, pala kosovare nuk duhet ta merr automatikisht atë si përkrahje të Kosovës në dialog me Serbinë”, ka thënë ai.
Disa shtete të Unionit Evropian dhe SHBA-së, thotë Vllasi, janë të interesuar që Serbia të ecën përpara drejt integrimeve evropian, por Serbia atë vullnet të shteteve perëndimore, vazhdon ai, do që ta shfrytëzojë për përfitime të reja në dialog me Kosovën.
“Në Serbi vazhdimisht flasin për dialogun si zgjidhje e çështjes së Kosovës, ndërsa ne dhe bota perëndimore çështjen e Kosovës e konsiderojmë të zgjidhur. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Bisedimet mund të vazhdojnë vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur avokati.
Vllasi thotë se Kosova duhet të përqendrohet në tri çështje: heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbinë, të mos ta pengohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ketë njohje reciproke.
“Është momenti i fund që Kosovë të përqendrohet në tri çështje: e para, heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbinë, ku figuron si Vojvodina. E dyta, Serbia të obligohet të mos ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. E treta, Serbia të thotë një afat kur do të realizohet normalizimi i plotë ndërshtetëror, që nënkupton pranimin reciprok mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëdhënieve diplomatike”, ka deklaruar mes tjerash Vllasi.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































