Vllasi: Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve
Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 02 May 2023
Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, për takimin e nesërm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk mund të ketë pritshmëri të mëdha. Vllasi, në emisionin “Info Nata” thotë që situata dhe raportet me Kosovës dhe Serbisë tani janë më të tensionuara.
“Nuk mund të kemi pritshmëria të mëdha, sepse situata dhe raportet me Serbisë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara, sesa kur ishte takimi i fundit në Ohër. Është prit një plan aktiviteti për zbulimin e fatit të të pagjeturit nga lufta, por sidoqoftë deklarata do të jetë çka do të jetë ajo është mirë”, tha ai në Tëvë1.
Sipas Vllasit, çështja kryesore që nesër në takim duhet të sqarohet është shkelja e marrëveshjes që është bërë nga ana e presidentit Vuçiq, që ka penguar Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. “Çështja kryesore është që duhet të sqarohet nesër se si Vuçiq menjëherë me të dyja këmbët ka shkelur pikën katër të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Ajo është që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha avokati.
Vllasi thotë që presidentit Vuçiq i intereson vetëm Asociacioni, ku sipas tij këto çështje sinjalizojnë që nesër nuk do të ketë asnjë hap para në dialog. “Vuçiqit po i intereson vetëm Asociacioni i komunave, publikisht po thotë që nuk i intereson asgjë tjetër. Këto janë çështje të cilat sinjalizojnë që nesër asnjë hap esencial përpara në dialog nuk do të ketë, por do të shohim se çfarë qëndrimi do të kenë ndërmjetësuesit”, tha ai mes tjerash.
Njohësi i çështjeve politike thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse me këtë nënkuptohet dhe njohja reciproke. “Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse normalizim i marrëdhënieve, apo një marrëveshje finale mes Serbisë e Kosovës, nënkupton edhe njohjen reciproke, Serbia edhe pas çdo rundi të bisedimeve, ku edhe Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit ka thënë që kurrë Serbia nuk do ta njoh Kosovën”, shto ai.
Në takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës është i rëndësishëm.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































