Lajme

Vllasi: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk është afër

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 20 July 2021

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, vlerëson se pozicionet e palës kosovare dhe asaj serbe në dialog janë ende larg njëra-tjetrës.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht paraqet kushte në tavolinën e bisedimeve, megjithatë janë pozitive propozimet gjashtëpikëshe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell klankosova.tv.

”Ajo që kuptohet pozicionet e palëve në dialog janë shumë të largëta. Përfundimi i dialogut në një marrëveshje finale, nuk është hiq afër”.

-Advertisement-

”Kryeministri Kurti, ka bërë mirë me propozimin e kësaj deklarate prej gjashtë pikash”.

”Ishte mirë që vetëm i hodhi në tavolinë, ato dokumentet prej të cilave fshihet historia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Vuçiqi edhe sot tregoi një arrogancë. Nervoza e tij erdhi nga fakti se insistimi që të ballafaqohet Serbia me të kaluarën është më e dhimbshmja”.

”Kur do të përfundojë dialogu dhe çfarë do të jetë marrëveshja finale? Edhe sikur të ishte e gatshme pala kosovare të bëjë ndonjë kompromis, Vuçiqi do kishte kërkesa të reja, për kompromise të reja”.

”Janë ato vija të kuqe, nuk ka kompromis me kufijtë e Kosovës dhe territorin, nuk ka kurrfarë kompromisi me synimin e fundit, njohja reciproke”.

”Fillim dhe mbarim bisedave duhet të jetë kërkesa për njohje reciproke, gjegjësisht njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, siç i ka njohur shtetet tjera të cilat kanë dalë nga ish-përbërja e Jugosllavisë”.

”Pa njohje reciproke, pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë si shtet, nuk mund të quhet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, sepse ato marrëveshje i nënshkruajnë vetëm shtetet”.

”Dialog, si të takohen palët, për çkado bisedohet, ajo quhet dialog. Por, nuk janë duke u prekur çështjet dhe temat për të cilat duhet të jenë pjesë e marrëveshjeve finale”.

”As që kanë fillu bisedat në atë se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja finale. Pa njohje s’ka marrëveshje finale. Nëse dialogut nuk i shihet fundi, qëndron tek pala serbe. Vuçiqi akoma synon mandat, për shkak të zgjedhjeve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera