Vllasi: Draft-statut i publikuar nuk duket që është krejt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 15 November 2023
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.
Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.
Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti” për shkak të mundësive që, sipas tij, “ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.”
Lidhur me këtë ka folur ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi.
Sipas tij ky draft-statut i publikuar është më i pranueshëm sesa i viti 2013 dhe 2015, por se nuk duket që është krejt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Teksti i draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga BE-ja, sipas kësaj që publikoi Burim Ramadani është dukshëm më i pranueshëm sesa marrëveshjet e vitit 2013-2015. Por, edhe nuk duket se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sidomos në nenet ku bëhet fjalë për lidhjet dhe bashkëpunimin e këtij Asociacioni me institucionet e Serbisë. Prandaj, gjithsesi ky tekst duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim final”, ka thënë Vllasi
Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi konsideron se draft-statuti i Asociacionit thjeshtë duhet të jetë formë e bashkëpunimit mes komunave që parashihen brenda tij, për disa cështje specifike në interes të qytetarëve serb që janë shtetas të Kosovës.
“Nëse propozuesit do të kenë mirëkuptim për ambiciet dhe propozimet e Vuçiqit që Asociacioni të ketë kompetenca që dalin jashtë kornizës të Kushtetutës së Kosovës, pala kosovare duhet të zbres dukshëm nën nivelin që përmban ky propozim i Draft-Statutit. Thjesht, të jetë formë e bashkëpunimit mes këtyre komunave për disa çështje specifike në interes të Serbëve si shtetas të Kosovës”
Por, se thotë se me rëndësi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po deklarojnë se statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Me rëndësi është që propozuesit, pra BE dhe SHBA(ambasadori Hovenier), kanë deklaruar se ky statut(propozim) gjithsesi duhet të jetë përbrenda Kushtetutës së Kosovës. Çështja e këtij Asociacioni nuk ka asnjë lidhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka vetëm me Planin e Ahtisarit për Kosovën si shtet të pavarur dhe Kushtetutën tonë”, ka shtuar Vllasi.
Vllasi deklaron se para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të ketë përparim në dialog.
Sipas tij, presidenti Vuçiq temën e Kosovës do ta përdore vetëm në fushatë zgjedhore.
“Sot Vuçiqi ka biseduar me Lajçakun, por asgjë konkretisht nuk u tha lidhur me këtë draft-statut përveçse në Beograd këtë do ta vlerësojë një ekip i ekspertëve juridik. Para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të pritet kurrfarë përparimi në dialog, përveç se Vuçiqi temën e Kosovës do ta përdorë në fushatë zgjedhore”, ka thënë Vllasi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet të jetë partner në biseda për çështjen e Asociacionit.
Kështu, po vlerëson ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi.
“Pala kosovare duhet të jetë bashkëpunuese me ëprfaqësues të BE-së e SHBA-së lidhur me këtë temë, por kurrsesi t’i bëjë lëshime Vuçiqit. Në vazhdim ai as që duhet të jetë partner në biseda për Asociacionin. Kjo në procedurat e zbatimit është çështje e brendshme e Kosovës bahskë me serbët e Kosovës ku ata janë shumicë”, ka thënë Vllasi për Front Online.
Dhe këtë e thotë për një arsye.
“Nuk besoj se Vuçiqi do të bisedonte me Kosovën si partner për formimin e një asociacioni të tillë të komunave me shumicë shqiptare Preshevë-Bujanofc-Medvegjë. Ose të bisedoi me Bosnje e Hercegovinën për asociacion me katër komuna me shumicë boshnjake në Sanxhak ku jetojnë dy here më shumë boshnjakë sesa serbë në Kosovë. Ose me Hungarinë për katër komuna me shumicë hungareze në veri të Vojvodinës. Sidomos jo për ndonjë asociacion me aq kompetenca sikur kjo që propozohet për Serbët e Kosovës dhe Vuçiqi pretendon që qëndrimi i Serbisë të jetë relevant”, ka shtuar Vllasi.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































