Lajme

Vllasi: Dënimi ndaj “Syrit të Popullit” parandaloi komplotin e rrezikshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 22 January 2020

Organizata “Syri i popullit” u dënua të mërkurën nga Gjykata me 41 vjet burgim, të dënuar janë shtatë persona përfshirë këtu edhe drejtuesin e kësaj organizate Murat Jashari.

E avokati Azem Vllasi për këtë vendim të gjykatës ka thënë se u parandaluan komplote të rrezikshme për Kosovën.

Avokati Azem Vllasi ishte cak i atentatit nga drejtuesi i organizatës “Syri i Popullit”, Murat Jashari.

-Advertisement-

“Me këtë vendim është parandaluar një komplot i rrezikshëm, një tentativë për një ndërmarrje shumë të rrezikshme për Kosovën dhe shqiptarët. Ky është një rast që tregon se rreth Kosovës sillen rreziqe të ndryshme, për tentativa të tilla, për komplote të ndryshme vetëm për destabilizim të vendit”, tha Vllasi.

Ndërsa për akuzat që u drejtuan ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes se janë ideatorë të organizatës “Syri i Popullit”, Vllasi tha se kjo parti duhet distancuar përfundimisht nga këta njerëz dhe organizatë.

“Ndër të akuzuarit ishin disa që janë thirrur në Vetëvendosjen apo përkrahës së të kësaj partie. Nuk do të hyja në vlerësime më të thella, por besoj që Vetëvendosjes do t’i bënte mirë që të distancohej decitivisht nga këta njerëz dhe organizime të tilla sepse është mirë edhe për situatën politike tonën apo pretendimet që kjo organizatë ku shihet që shumë njerëz figurojnë ose simpatizantë të Vetëvendosjes dhe kjo nuk i bën mirë partisë”, ka thënë ai.

Vllasi në një intervistë në Info Magazine tha se e gjithë familja e tij e ka përjetuar rëndë rastin e atentatit që përfundoi pa sukses.

“Unë jam për një vizitë në SHBA te familjarët, por ajo që më ndodhi mua e kemi përjetuar shumë rëndë sepse unë prej këtyre të akuzuarve nuk iu kam bërë asgjë as me fjalë e as me vepra. Jemi të lumtur nëse ka më pak kriminalitet në Kosovë”, tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera