Ekonomi

Vlerësimi i hipotekave në Kosovë bazohet në standardet evropiane

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 04 August 2018

Banka Qendrore e Kosovës(BQK) me qëllim të lehtësimit të financimit të banimit, si njëra ndër nevojat më elementare të qytetarëve të Republikës së Kosovës, e mbështetur nga Thesari Amerikan në janar të vitit 2016 ka nxjerrë rregulloren për kreditë hipotekare rezidenciale dhe rregulloren për vlerësimin e pronave të paluajtshme, të cilat adresojnë çdo aspekt të lidhur me financimin e banimit përmes kredive hipotekare, që nga krijimi i kredive hipotekare, praktikat e kreditimit, dokumentimi i kredive, vlerësimi i hipotekës,, servisimi i tyre dhe kërkesat për kapital përmes të cilave caktohet rezerva e kapitalit ndaj kredive hipotekare.

Albulena Xhelili, drejtoreshë e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit në Bankën të Kosovës bënë të ditur se  duke adaptuar praktikat më të mira ndërkombëtare brenda kontekstit të Kosovës dhe duke siguruar harmonizim me standardet e BE-së, BQK ka krijuar një kornizë rregulluese që siguron informim të drejtë të klientëve dhe mbrojtje të drejtave të tyre, me rastin e hyrjes në obligime afatgjata financiare me ndikime të mëdha për jetën tyre.

“ E njëjta kornizë ka krijuar bazën e nevojshme për rritje të cilësisë së vlerësimit të hipotekave bazuar në standardet Evropiane të vlerësimit të pronave të paluajtshme dhe ka adaptuar kritere specifike për vlerësimin e rrezikut kreditor që ndërlidhet me kapacitetin financiar të kredimarrësit dhe llojin e kolateralit të vendosur si hipotekë”, sqaron Xhelili.

-Advertisement-

Sipas saj, peshimi më i ulët i rrezikut kreditor për kategoritë që plotësojnë kriteret e përcaktuara bazuar në standardet më të reja të “Basel III” dhe dëshmojnë kapacitet të lartë kreditor ka mundësuar ofertë më të leverdishme bankare për financim e këtyre kategorive, duke motivuar kështu qytetarët të angazhohen në plotësimin e këtyre kritereve përmes regjistrimit adekuat ligjor të pronave të tyre.

 

Mst: BQK: Sfidë kryesore, joefikasiteti i regjistrimit të pronave

 

Ndikimi i kornizës rregulluese të BQK-së në lehtësimin e financimit të banimit reflektohet edhe në të dhënat e kredive të reja hipotekare të sektorit bankar të cilat publikohen rregullisht nga BQK. Albulena Xhelili nga Banka Qendrore thekson se vlera e përgjithshme e kredive hipotekare rezidenciale kanë ndjekur trend pozitiv të rritjes nga periudha e janarit 2016, kur edhe ka hy në fuqi korniza rregullative e BQK-së, si për nga vlera e kredituar, ashtu edhe për nga numri i kredive, përderisa maturimi mesatar i peshuar i kredive të tilla qëndron në pozicion të ngjashëm.

“Sa i përket sfidave të cilat pengojnë zbatimin e kornizë rregulluese të financimit të banimit, BQK vlerëson që sfida kryesore është procesi joefikas i regjistrimit të pronave i cili është rezultat i një procesi të stërzgjatur të legalizimit të pronave, problemeve të ndryshme ligjore me pronat shoqërore dhe kategoritë tjera të trashëguara nga sistemi i mëhershëm. Një proces i tillë vështirëson gjenerimin e certifikatave të pronësisë për qytetarët duke pamundësuar përdorimin e provave të tyre si kolateral për financim bankar”, thotë ajo.

Rritja e efikasitetit në lëshimin e certifikatave të pronësisë, sipas saj, do të kishte ndikim direkt në lehtësimin e financimit të banimit duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe më shumë marrë parasysh se rritja e kreditimit hipotekar konsiderohet si një ndër faktorët kyç pozitiv së zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Shoqata e Vlerësuesve: Të lejohet regjistrimi dhe hipotekimi i pronave në ndërtim e sipër

 

Gent Sejdiu, drejtor ekzekutiv i Kosova Realty Group(KRG) dhe njëherit sekretar i Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës(SHVK), duke folur për mundësinë e lehtësimit të financimit të banimit në Kosovë, thotë se sfida më e madhe është që kërkesa e blerjes së banesave në ndërtim e sipër është më e madhe dhe siç thotë ai, Ligji i Ndërtimit nuk mundëson kadastrimin në etazhitet të banesave në ndërtim e sipër dhe hipotekimin e tyre.

Sipas tij, për tejkalimin e këtyre sfidave duhet ndryshuar Ligji i Kadastrit dhe të merren modalitete si në vende të rajonit, ku lejohet regjistrimi dhe hipotekimi i pronave në ndërtim e sipër.

Poashtu, sipas Sejdiut, duhet të zhvillohen produkte të sigurimit të titullit pronësor nga kompanitë e sigurimit, produkte këto që janë standarde në shtetet perëndimore, sidomos për objektet në ndërtim e sipër.

 

Box:

Zhvillimi i banimit rezidencial

 

Vlora Osmani, kryetare e Komitetit Ligjor në Shoqatën e Bankave të Kosovës, duke folur për zhvillimin e banimit rezidencial dhe sfidat për zhvillim të mëtutjeshëm, thotë se sa i përket kreditimit të banimit residencial, d.m.th. kreditimi i klientëve në bazë të rregullores për Kredi Rezidenciale Hipotekare realisht është pothuajse i pa mundur për shkak se për bankat është jashtëzakonisht e vështirë të plotësoj kriteret që kërkohen sipas rregullores për kredi hipotekare residenciale.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera