Vlera e investimeve të BQK-së në letra me vlerë dhe depozita arrin në 1.14 miliard euro
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 16 November 2023
Vlera investimeve në letra me vlerë dhe depozita arrin në 1.14 miliard euro, thuhet në raportin e bilancit të gjendjes së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për muajin tetor 2023.
Sipas raportit, depozitat e Qeverisë deri në këtë periudhë janë rritur për 33 milionë euro.
“Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro. Ndërsa, depozitat e Qeverisë së Kosovës janë rritur për 33 milionë euro dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave për 2 milionë euro”, thekson BQK-ja.
Për sa i përket depozitave të BQK-së, deri në këtë muaj ato ishin 1.46 miliard euro.
“Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi më 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliard euro. Depozitat në BQK deri në këtë muaj ishin 1.46 miliard euro, prej të cilëve 672.2 milionë euro janë nga Qeveria e Kosovës, 524 milionë euro nga bankat komerciale dhe 163.9 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, thuhet tutje në raport.
Ndërsa, Asetet Rezervë të BQK-së shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove.
“Asetet Rezervë në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë për 11.3 milion euro”, përfundon raporti i BQK-së.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...




































