Lajme

Vlera e Bitcoin shkon në mbi 40 mijë dollarë, duke arritur çmimin më të lartë që prej 19 muajsh

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 04 December 2023

Çmimi i Bitcoin shkoi në mbi 40 mijë dollarë (rreth 38 mijë euro), për herë të parë këtë vit, në Azi.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, kriptovaluta më e madhe në botë, u rrit për më shumë se 4 për qind të hënën, dhe u tregtua deri në 41,520 dollarë, bazuar në të dhënat e Coin Metrics.

Kjo është hera e parë që nga maji i vitit 2022, që Bitcoin ka prekur atë vlerë, dhe tani është rritur më shumë se 145 për qind që nga fillimi i vitit.

-Advertisement-

Kjo vjen pasi tregu u trondit nga skandalet e shkëmbimit të kriptove FTX, në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, themeluesi i FTX, Bankman Fried, u shpall fajtor për të shtatë akuzat penale të ngritura kundër tij, në lidhje me rënien e “perandorisë” së tij të kriptove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera