VLEN: Besojmë që Thaçi dhe të tjerët do të lirohen të mërkurën
Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 14 September 2026
Subjekti politik shqiptar, në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VLEN ka thënë se uron dhe beson që katër krerët e UÇK-së do të lirohen të mërkurën.
Në një njoftim për media, VLEN shprehu përkrahjen për katër udhëheqësit e luftës së UÇK-së të cilët përballen me akuza për krime lufte.
Sipas VLEN, lufta e UÇK-së është një ndër periudhat më të lavdishme të historisë së kombit.
Njoftimi i plotë:
Lufta çlirimtare e Kosovës dhe rrugëtimi i saj drejt pavarësisë janë ndër periudhat më të ndjeshme, por edhe më të lavdishme të historisë sonë të përbashkët. Ne shqiptarët e kemi ende të gjallë kujtesën për vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën e shqiptarë përballë një regjimi represiv.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare për liri, dinjitet dhe mbijetesë. Mbi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri janë ngritur themelet e Republikës së pavarur të Kosovës.
Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sot përballen me një proces të rëndë, por akuza nuk është aktgjykim. Presumimi i pafajësisë është parim themelor i drejtësisë dhe duhet të respektohet deri në fund.
Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme. Ajo u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve, mbi qëndresën e shqiptarëve dhe mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
VLEN qëndron pranë Republikës së Kosovës, pranë shqiptarëve të Kosovës dhe pranë vlerave të luftës së UÇK-së.
Historia nuk rishkruhet me akuza.
Shpresojmë dhe besojmë që Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre.

T� tjera
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...

































