Lajme

Vladimir Putin ‘kërcënon’ shtetet që po i vendosin sanksione Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 04 March 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur këtë të premte lidhur me luftën që ushtria e tij po e zhvillon në territorin e Ukrainës, si dhe për shtetet që po i vendosin sanksione të shumta Rusisë, shkruan Gazeta inFokus.

Putin e ka thënë se nuk kanë synime të këqija kundër fqinjëve, teksa për shtetet që po i vendosin sanksione Rusisë ka deklaruar se nuk duhet ta ekzagjerojnë me sanksione, por të normalizojnë marrëdhëniet.

“Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë. Mendoj që secili duhet të mendojë si të normalizojmë marrëdhëniet, të bashkëpunojmë normalisht dhe të zhvillojmë marrëdhënie normalisht”, ka deklaruar Putin në një takim qeveritar që është transmetuar në kanalin shtetëror, Rossiya 24./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera