Lajme

Vladimir Putin e pret në takim kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 27 April 2017

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pritur sot në Moskë për bisedime kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Ky është takimi i tretë i dy liderëve në shtatë muajt e fundit, pasi Putin ishte në një vizitë shtetërore në Japoni dhjetorin e kaluar para se të dy të takoheshin në Rusi në shtator të vitit të kaluar, transmeton Express.

Edhe Japonia edhe Rusia pohojnë pronësi mbi katër ishuj veriorë në ishullin kryesor të Japonisë veriore, Hokkaido, i cili u mor nën kontroll nga Rusia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

-Advertisement-

Takimet e shpeshta cilësohen si shenj se Moska dhe Tokio janë të etura për ta zgjidhur mosmarrëveshjen që kanë dhe të nënshkruajnë një traktat paqeje për të cilin Bashkimi Sovjetik dhe Japonia kurrë nuk ia dolën ta negocionin.

Të dy vendet po ashtu janë duke diskutuar edhe për zhvillimin e përbashkët të peshkimit, turizmit dhe fushave tjera./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera