Fokus

Vjosa “shkatërron” Lutfi Hazirin

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 16 August 2019

Më 3 gusht LDK rizgjodhi për të udhëhequr me partinë, Isa Mustafën.

Por, jo edhe atë që do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Të paktën, nuk e kanë bërë publike ndonjë emër.

-Advertisement-

Por, janë disa figura të LDK-së, emrat e të cilëve kanë qarkulluar si të mundshëm për të qenë pretendentë i kësaj partie për shef të qeverisë.

Fjala është për Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, shkruan gazeta inFokus.

E gazeta inFokus, ka realizuar një sondazh një-ditor, me pyetjen se cili nga këta të dy do të duhej të jetë kandidat i LDK-së, për kryeministër vendi.

Në të kanë marrë pjesë 2 mijë e 500 veta.

Por, sipas këtij sondazhi ku u përgjigjën 2500 veta, Vjosa Osmani del larg më e preferuar se kundër-kandidati i saj nga e njëjta parti.

Vjosa Osmani ka marrë 94% të votave, derisa Lutfi Haziri ka marrë vetëm 6%, shkruan gazeta inFokus.

Ose saktësisht 2 mijë e 300 persona kanë votuar për Vjosa Osmanin ndërsa 146 për Lutfi Hazirin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera