Vjosa Osmani viziton Maqedoninë e Veriut, me ftesë të Pendarovskit
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 26 April 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Stevo Pendarovski, sot viziton zyrtarisht Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani pas takimit me homologun Pendarovski dhe konferencës së përbashkët për medie, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Më pas, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovacevski. Përgjatë ditës, ajo po ashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme, njofton Presidenca e Kosovës.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Osmani do të marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova në komunën e Çairit. Ndërkaq në selinë e Ambasadës së Kosovës, presidentja Osmani. Siç thuhet në njoftim, do ta dekorojë post-mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, liderin ikonik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferi, i cili shquhet edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve kudo.
Presidentja Osmani do ta dhurojë po ashtu një kontingjent librash për bibliotekën në gjuhën shqipe në Manastir.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, presidentja Osmani do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do ta vizitojë edhe Tetovën ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.
Të tjera
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...
-
Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste
Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë ...
-
Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
IPK-ja po e heton konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka th...
-
Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka ftuar në darkë pune kr...
-
Gjakovë: Tre nxënës u përleshen me mjete të forta, policia nis hetimet
Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të for...
-
Turqia e bën me detyrim: Personeli shtetëror dhe transporti publik do të përdorë vetëm automjetin vendas “TOGG”
Me paketën e kursimeve publike të shpallur nga ministri i Thesarit dhe Financ...
-
Hodaj: Pranuam 1 mijë 697 ankesa në 2023-tën, rekomanduam suspendimin e 71 punonjësve policor
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj është ...
-
Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin
Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha tran...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin ‘’Ujku Alfa’’
Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Ko...
-
Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari ...