Lajme

Vjosa Osmani vizitë në Singapor, flet për bashkëpunim 

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 27 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar shtetin e Singaporit ku u mirëprit nga homologia e saj, Halimah Yacob, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se distanca në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve, por siç e thekson ajo fillimi i vizitës ishte i shkëlqyeshëm.

“Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob. Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ajo po ashtu ka shtuar se ka potencuar mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”, ka shtuar presidentja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera