Lajme

Vjosa Osmani vazhdon punën nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 18 November 2020

Edhe pse e infektuar me virusin Covid-19, u.d e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka ndalur së punuari, shkruan Gazeta Infokus

Osmani ishte këtë të mërkurë pjesë e ngjarjes virtual me rastin e 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e promovimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë.

-Advertisement-

“Përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë. Pjesëmarrja e grave në dialog është strategjia më e zgjuar”, tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera