Lajme

Vjosa Osmani: Ushtria e Kosovës drejt NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 17 February 2020

Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u është drejtuar ushtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.

Osmani tha se ushtarët duhet të jenë krenar me veten e tyre dhe se të gjithë qytetraët e Kosovës e vlerësojnë vendimin e tyre për të dhënë nëse është e nevojshme edhe jetën e tyre.

“Të jeni krenarë me veten. Dhe në ato momente të mundimshme trajnimesh kur djersa e lodhja fizike e psiqike mund të ju duket e kotë – të jeni të vetëdijshëm se vendimi juaj për të sakrifikuar më të rëndësishmen që keni – jetën tuaj – është vendim i shenjtë të cilin shteti dhe qytetarët ua vlerësojnë”, thotë ajo.

-Advertisement-

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës gjithashtu tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të përgatitur profesionalisht me standardet më të larta të NATO-s.

“Kosova po shënon 21 vite liri dhe 12 vite shtet, dhe askush më mirë se populli i Kosovës, nuk e kupton në thelb, rëndësinë e të jetuarit në një vend të lirë dhe të sigurtë, ku garantohen liritë politike dhe qytetare për të gjithë pa dallim. Vajzat dhe djemtë tanë në uniformë, janë të shkolluar dhe përgatitur profesionalisht, të stërvitur me standardet më të larta të vendeve të NATO-s dhe të gatshëm të përballen me sfida dhe nevojat eventuale. Si bashkëshorte e një ushtaraku, mbajë me krenari uniformën e Forcave tona në shtëpinë tonë, gjithmonë e vetëdijshme për sakrificën që keni bërë për t’i shërbyer vendit”, tha Osmani ne fjalimin e saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera