Lajme

Vjosa Osmani uron 80 vjetorin e lindjes së Rugovës: Ati ynë themeltar dhe presidenti historik

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 02 December 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 80 vjetorin e Dr.  Ibrahim Rugova, duke e quajtur ati ynë themeltar dhe presidenti historik.

“Në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur  – Dr.  Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80 vjetorin e lindjes.”

Ajo shtoi se presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur , duke na ka bashkuar në momentet tona më të vështira.

-Advertisement-

“Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me  urtësi, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo falenderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentetit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera