Lajme

Vjosa Osmani: Unë nuk votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 25 March 2020

Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit edhe një herë në fjalimin e saj në Kuvend e ka potencuar se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Duke e qujatur një qeveri pro shpresës dhe për një të nesërmëemë të mirë ajo thotë se do të votojë kundër, shkruan gazeta inFokus.

“Unë do të votoj kundër, sepse kështu votoj pro shpresës për një të nesërme më të mirë, edhe nëse të sotmen e tyre ne po e përbuzim padrjtësisht, duke e shtyrë atë buzë greminës. Unë do të votoj kundër sepse qëndroj fort mbi fjalën e dhënë për ndryshim; qëndroj pranë afro dyqind mijë njerëzve të cilët e votuan partinë time dhe mua si kandidate për kryeministre, qëndroj fort mbi shpresën e njerëzve që s’dorëzohen kurrë dhe që do ta rikthejnë këtë shpresë, të cilën ne padrejtësisht po duam t’ua vrasim. Për mua politika është mision e shërbim, nuk është mashtrim. Duke respektuar besen që ia kam dhënë qytetarit në zgjedhje, unë nuk votoj asnjë mocion që e kthen PAN-n në qeveri”, ka thënë Osmani./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera