Lajme

Vjosa Osmani tregon se a ka dallime të mëdha mes VV-së dhe LDK-së që mund të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 22 October 2019

Vjosa Osmani e cila ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, ka folur në një intervistë për Evropa e Lirë edhe për dallimet mes dy partive.

Osmani ka thënë se ka dallime mes të dy partive, por ato nuk mund ta pengojnë arritjen e një marrëveshje të koalizionit.

“Nuk e besoj. Dallime natyrisht që ka sepse po flasim për dy parti të ndryshme që jo vetëm që kanë ideologji të ndryshme politike, por edhe programet tona dallojnë në disa fusha, sidomos te fusha e ekonomisë, te çështjet sociale. Deri diku kemi dallim edhe te politika e jashtme, mirëpo këto çështje patjetër që ne duhet t’i harmonizojmë”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

 

“Tani unë besoj se është në interes të Kosovës që të formojmë një qeveri të ndryshimit të madh, një qeveri e cila do t’i japë fokus luftës së krimit dhe korrupsionit dhe të merremi me nevojat më imediate të qytetarëve tanë duke u fokusuar në investime shumë më të mëdha në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë dhe mbi të gjitha të punësimit, e sidomos te punësimi i të rinjve”

 

“Kjo nuk do të thotë që të lihet anash edhe politika e jashtme apo procesi i dialogut me Serbinë, por unë jam shumë optimiste se të gjitha këto, madje brenda një afati të shkurtër, do të arrijmë pajtim dhe do të kemi një qeveri në një afat më të shkurtër sesa që ka ndodhur në të kaluarën sepse për dallim nga e kaluara, kur sidomos kjo qeveria e fundit, ku kryesisht diskutimet në mes të partive kanë qenë pazare politike, fokusi ynë tani është te programi qeverisës në mënyrë që të kemi një qeveri që vërtetë ndryshon jetën e qytetarëve për të mirë. Prandaj edhe siç e thash, besoj që …natyrisht dallimet ekzistojnë, por nuk besoj që janë aq të mëdha sa do të mund ta pengoni një koalicion të ardhshëm”, ka shtuar Osmani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera