Lajme

Vjosa Osmani tregon a do të jetë pjesë e qeverisë së re

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 07 April 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ajo ka thënë se LDK e mori besimin e qytetarëve në zgjedhje dhe se cdo qeveri e re nuk do ta ketë më besimin e njejtë.

“Unë mendojë qe ne kemi marr besimin nga qytetarët e Kosovës me 200 mijë vota me program të  qartë dhe cdo qeveri e re nuk e ka besimin e plotë të qytetarëve”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ajo poashtu ka thënë se nuk pranon një qeveri pa legjitimitet të qytetarëve.

Osmani kështu ka lënë hapsirë që nuk e pranon një qeveri të re edhe nëse udhëheqet nga LDK-ja.

“Nuk pranoj qeveri pa legjitimitet të qytetarëve”, ka thënë ajo në Desku të KTV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera