Lajme

Vjosa Osmani thotë se do të kërkojë disa sqarime nga Vetëvendosje (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 06 July 2017

Refuzimi i Lidhjes Demokratike ndaj idesë së formimit të ndonjë koalicioni pjesë e të cilës është Partia Demokratike, dhe vijat e kuqe, të pashlyera të Vetëvendosjes ndaj të njëjtës parti, krijon mundësinë e fillimit të negociatave mes LDK’së dhe VV’së ndaj të cilës Vjosa Osmani thotë se janë të hapur.

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani në emisionin Komiteti, thotë se kjo parti është e hapur për negociata me të gjitha partitë, – përveç PDK’së – e edhe me Vetëvendosjen.

Ndërsa, veprimet e mëhershme të anëtarëve të VV’së, të cilat nga kjo parti janë dukur si krejt normale, sipas Osmanit, nuk janë aspak të arsyeshme, e as nuk do të shihen si të tilla as kur do të ulen të flasin me Lëvizjen për bashkëpunim.

-Advertisement-

Qëndrimi i VV’së ndaj figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, siç thotë Vjosa Osmani, duhet të jetë i qartë, – edhe nëse jo parakusht për koalicion – kjo për shkak të vlerave dhe rëndësisë së veprimtarisë së Presidentit Rugova.

Për këtë, sipas anëtares së LDK’së, duhet të kërkohet sqarime nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë rreth asaj që mendojnë për Ibrahim Rugovën.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera