Lajme

Vjosa Osmani thotë se marrëveshja me LVV do të arrihet pa ju nënshtruar presioneve publike

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 04 December 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojnë diskutimet e përbashkëta me mirëkuptim dhe mirëbesim.

Kashtu ka deklaruar, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Osmani të dyja  këto parti kanë synim të përbashkët të ariun një marrëveshje e cila përimisimin mirëqenien e qytetarëve në Kosovë.

-Advertisement-

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive, LDK dhe LVV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional. Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se marrëveshja bashkëqeverisëse me LVV-në do të krijohet bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës”, ka thënë ndër tjerash nënkryetarja e LDK’së.

Të hënë edhe pse është deklaruar nga këto dy parti se do të ketë marrëveshje pas takimi mese Albin Kurtit dhe Isa Mustafes, një gjë e tillë ende nuk është arritur të bëhet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera