Lajme

Vjosa Osmani takohet me ambasadorin italian, ja çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 22 October 2019

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Piero Cristoforo Sardi.

Osmani e falënderoj ambasadorin për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtet-formuese, shkruan gazeta inFokus.

Njëkohësisht, Osmani e njoftoi diplomatin italian për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës.

-Advertisement-

Osmani tutje  potencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ndërsa, ambasadori Sardi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera