Lajme

Vjosa Osmani: “Sot nuk mund t’a shpallim fituesin”, flet edhe për koalicionin me VV-në

Autori: Halil Berisha 23:47 | 06 October 2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nëpërmjet një konference për medie, ka folur për rezutlatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kështu, Osmani thotë që janë shumë afër me Vetëvendosjen, andaj nuk mund të shpallet sot fituesi, shkruan gazeta inFokus.

“Falenderoj votuyesit e ldk per besimin e përkrahjen qe na dhanë mundësinë qe brenda nje muaji pas nominimit tim ta ngrisim partinë tonë e ta kthejmë fuqishëm sot nuk mund ta shpallim fituesin pasi m’duhet të presim edhe votën e fundit e siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht e të diasporës. Besoj deri nesër do ta kemi rezultatin final e të flasim për atë punë”.

-Advertisement-

Osmani thotë që fituesin do ta përcaktojnë votat me kusht e ato të diasporës, andaj do të presin deri të numërohen edhe ato.

“Natyrisht se do presim rezultatin final, pasi siç keni parë dallimi herë dilke LDK e herë VV tash dallimi është diku 0.7% mos gabofsha e tash duhet numërimi me kusht e i mërgatës që mund ta bëjnë dallimin, e ta respektojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve”.

Ndërsa, për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen, Osmani tha që edhe për këtë duhet të përfundoi numërimi.

“Duhet të presim rezultatin final e pastaj të flasim, këso oferta për koalicion nuk bëhen nga studiot televizive”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera