Lajme

Vjosa Osmani siguron shtatë deputetë në listën e saj, ja emrat

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 25 February 2021

Sot në media ka qarkulluar lista e plotë e kandidatëve që kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë në legjislaturën e radhës nga Vetëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur që me listën e saj deri më tani të ketë shtatë deputetë.

Përveç Vjosa Osmanit, numër të madh votash ka marrë edhe Donika Gërvalla.

-Advertisement-

Haxhi Avdyli e Faton Peci poashtu kanë marrë numër të mjaftueshëm votash në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.

Këshilltarja e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe avokatja Daorsa Kica-Xhelili kanë patur sukses në debutimin e tyre në politikë duke marrë votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvend.

Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaji, Burim Karameta.

Në bazë të numrave, Vjosa Osmani ka mundësinë që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë e cila edhe është lënë si mundësi e hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera