Lajme

Vjosa Osmani: Shqipëria zëri ynë ku s’kemi qenë të përfaqësuar, prioritet yni anëtarësimi në BE dhe NATO

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 15 August 2022

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me homologun shqiptar, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria i ka dhënë mbështetje pa rezervë Kosovës.

“Keni qenë zëri jonë aty ku nuk kemi qenë të përfaqësuar”, tha Osmani.

Osmani i tha Begajt se ka besim që nën udhëheqjen e tij do të intensifikohen marrëdhëniet mes dy shteteve.

-Advertisement-

Osmani tha se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Presidentja Osmani ndërkaq kërkoi nga Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm ndaj Serbisë pasi synon destabilizim të rajonit.

“Presim sinjale të qarta nga BE në raport me Serbinë”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera