Lajme

Vjosa Osmani: Reciprocitet e barazi

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 27 August 2022

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.

Osmani ka thënë se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo falënderoi SHBA-të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës.

-Advertisement-

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

“Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera