Lajme

Vjosa Osmani reagon pas helmimit të mbi 900 qytetareve të Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 12 July 2021

Mbi 900 persona nga Deçanit dyshohet të jenë helmuar nga uji.

E pas kësaj ka reaguar edhe Presidentja, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Lexo edhe: Alarmohet Ministria e Shëndetësisë për helmimin e 900 qytetarëve në Dukagjin

Osmani ka shkruar se pret nga institucionet të ofrojnë trajtimin adekuat shëndetësor.

“Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë”, ka shkruar mes tjerash Presidentja.
Ajo i ka uruar shërim të gjithë qytetarëve të helmuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera