Lajme

Vjosa Osmani publikon ftesën nga Presidenti Biden për Samitin e Demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 15 November 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka konfirmuar se Kosova është ftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Osmani përmes një postimi në ‘facebook’ ka publikuar letrën e plotë ku ka shkruar se është falënderuese ndaj Presidentit Biden për ftesën si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.

-Advertisement-

Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

E para e vendit ka thënë se Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe demokraci.

“Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës është shprehur e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera