Lajme

Vjosa Osmani: Pse u fshehën donacionet nga Serbia që nga viti 2016

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 04 June 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit, Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19 ka komentuar 1000 testet që erdhën si donacion nga Serbia dhe reagimin e partive politike për këto teste.

Osmani ka thënë se ka informata nga Ministria e Shëndetësisë se që nga viti 2016 nga Serbia në Kosovë kanë hyrë donacione të tilla të materialit medicinal por asnjëherë nuk janë bërë publike.

Ajo në reagimin e saj ka pyetur se pse nga qeveritë e kaluara nuk janë bërë publike asnjëherë këto donacione.

-Advertisement-

E para e Kuvendit ka thënë se do ta mbështesë formimin e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19.

“Jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket donacioneve nga Serbia. Që nga viti 2016 Ministria e shëndetësisë ka pranuar nga shteti i Serbisë dhjetëra milionë euro vlerë nga Serbia material medicinal. Pse janë mbajtur fshehtë këto donacione nga Serbia që nga viti 2016, natyrisht që do ta mbështes formimin e këtij komisioni sepse është në interes të qytetareve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Gazeta inFokus është e para e cila ka raportuar për këto donacione nga Serbia të cilat hyjnë në Kosovë çdo dy javë.

Gazeta inFokus, ka siguruar të gjitha donacionet mjekësore që kanë ardhur nga Serbia, pikërisht kur Kosova qeverisej nga PAN-i, me kryeministër Ramush Haradinaj./Gazeta inFokus/

KY ËSHTË LINKU: Ekskluzive| Akuzuan për 1000 testet, Qeveria e PAN pranoi donacione mjekësore nga Serbia çdo dy javë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera