Lajme

Vjosa Osmani: Projektligji e legjitimon ndarjen e vendit

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 02 February 2019

Kuvendi i Kosovës në këtë seancë po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani ka folur në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie duke thënë që ky projektligj është jo kushtetues sepse nuk i definon qartë pikat e kuqe të dialogut, duke mos përfshirë negociatat për dialog dhe rolin e Presidentit në Bruksel.

“Në projektligjin që e keni sjellë nuk thuhet asnjëherë se nuk negociohet territori, as shkëmbimi e as asociacioni i komunave serbe, përmbajtja e delegacionit është 11 anëtarë e në kllapa shkruan 12, a është presidenti anëtari i 12”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu Osmani ka thënë se ky projektligj i jep përgjegjësi të plotë presidentit për të negociuar territorin e vendit.

-Advertisement-

“Para nesh e kemi një projektligj që i jep përgjegjësi të plotë presidentit copëtimin e vendit dhe hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë pa asnjë vijë të kuqe. Kushtetuta identifikon këtë Kuvend si institucion më të lartë legjislativ dhe përcakton qeverinë si institucion udhëheqës. Të gjitha këto janë të rregulluara në nenin 18 të kushtetutës së Kosovë, ky ligj është jo kushtetues, sepse thotë sepse cdo dokument do të ruhet si sekret shtetëror dhe secili nga delegacioni qe e qet jashtë ndonjë informacion dënohet sipas ligjit e kjo përbën jo transparencë”, ka shtuar ajo.

Pak më parë në Kuvend u votua Ligji për Pagat ku u rritën pagat e shumë punëtorëve në sektorin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera