Lajme

Vjosa Osmani për ish presidentin Nishani: Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 02 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është përkulur para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Po ashtu ajo tha se Nishani si president i Shqipërisë u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.

“Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore. Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani”, ka shkruar Osmani”, ka shtuar Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera