Lajme

Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj kolegëve në LDK: Po shpifin pa marre

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 07 April 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, ka lëshuar një paralajmërim për kolegët e saj partiakë, për të cilët thotë se po shpifin e po e ofendojnë.

Ajo ka paralajmëruar padi ndaj zyrtarëve të LDK-së, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga ato që ajo i ka cilësuar shpifje.

“Ka zyrtarë të lartë të LDK-së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë. Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore. Unë sot nuk mund të hesht sepse i kam dy vajza të vogla”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së, në KTV.

-Advertisement-

Ajo ka paralajmëruar padi ndaj tyre.

“Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka paralajmëruar Osmani.

“Nuk do të thotë që do të hesht. Përkundrazi. Do të tregojnë pse shpifin për mua. Pres që strukturat e larta të LDK të distancohen ng shpifjet e tilla”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera