Lajme

Vjosa Osmani: Nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 19 January 2020

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga 30 vjetori i themelimit të degës së kësaj partie në Vushtrri.

Osmani tha se në këtë event u takua me shumë aktivistë të LDK’së, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Osmanit ata sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sat ë dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim.

-Advertisement-

“Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takojë e bisedojë me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim”, shkruan ajo.

Ndryshe në këtë përvjetor të themelimit të degës së LDK’së ajo ishte ulur afër nënkryetarit tjetër të kësaj partie, Agim Veliu me të cilin kishte përplasje mendimesh disa herë para dhe pas zgjedhjeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera