Lajme

Vjosa Osmani: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 26 July 2021

Vjosa Osmani: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vjosa Osmani presidentja e vendit ka shkruar, se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

-Advertisement-

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.

Reklamë
“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, tha presidentja./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera