Lajme

Vjosa Osmani nisë pushimet në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 04 August 2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar pushimet në Turqi. Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Infokus.

Tani e dy ditë, e para e vendit nuk është paraqitur fare as në zyrën e saj.

Burimet të njëjta të Gazetës Infokus kanë thënë se arsyeja e mos prezencës së saj në Presidencë është pasi ka filluar pushimet.

-Advertisement-

“Presidentja Osmani ja ka nis pushimeve, ndodhet në Turqi”, ka thënë ky burim, i cili konfirmon se e para e vendit ka udhëtuar jashtë shtetit me avion nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Me ligj, Komandantja Supreme e Kosovës, duhet ta njoftoj Protokollin e Shtetit kur udhëton jashtë vendit. Kjo për shkak të koordinimit të agjendave të tre liderëve kryesorë të shtetit. Ata, nuk mund të jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera