Lajme

Vjosa Osmani në Zhur: “Ekipi që unë drejtoj e ka vendosur Kosovën para vetës”

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 21 September 2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me banorët e Zhurit, ka thënë që ekipi që kjo e drejton është profesional e me duar të pastërta.

Madje, sipas Osmanit, këta e kanë vendosur Kosovën, para vetës, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk ka ndonjë rast në histori që ndonjë person i vetëm mund të bëjë ndryshime të mëdha. Unë kam ekip profesional dhe me duar të pastra. Kam një ekip të jashtëzakonshëm me ekonomistët më të mirë të vendit, të cilët e kanë hartuar një program për zhvillim dhe punësim të të rinjve tanë. Kam në ekip njerëz të jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë, të cilët janë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Kemi në ekip doktor më të mirë në Kosovë dhe rajon. Kemi të gjitha profilet e shoqërisë. E përbashkëta e të gjithëve është përkushtimi për të ardhmen e rinisë, shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi”, tha Osmani.

-Advertisement-

Duke folur për shtyllën e dytë të Programit – Familja, Osmani pohoi se synimi ynë është që të krijojmë kushte për një familje të shëndoshë, të edukuar mirë, e që jetën e përballon lehtë financiarisht.

“Secilin vit në Kosovë, lindin rreth 20 mijë foshnje. Plani ynë është që nënave dhe foshnjave në vitin e parë, t’ua bëjmë përballjen financiare shumë më të lehtë”, tha kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera