Lajme

Vjosa Osmani në Shqipëri, i jep lamtumirën e fundit Bujar Nishanit

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 02 June 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

E shoqëruar nga një delegacion nga Kosova, Osmani u prit në hyrje të Presidencës nga Ilir Meta.

Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani ka nisur në orën 10:00. Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë.  Në orën 12:00 arkmorti me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës./abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera