Lajme

Vjosa Osmani në Katar, merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 26 March 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në Katar.

E para e vendit ka publikar një fotografi nga ceremonia hapëse e Forumit duke thënë se mezi pret që të takojë liderët botëroë.

“E lumtur të marr pjesë në Ceremoninë Hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët e tjerë dhe të marr pjesë në diskutimet gjatë forumit”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Osmani ka udhëtuar dje për në Katar me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera