Lajme

Vjosa Osmani në Istog: “Qeverisja do të jetë properëndimore sipas modelit Rugovian”

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 16 September 2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka qëndruar në qytetin e lindjes së ish-presidentit dhe ish-kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës, në Istog.

Aty, Vjosa Osmani ka bërë një premtim, duke thënë që qeverisja e saj do të jetë properëndimore dhe sipsa modelit Rugovian, shkruan gazeta inFokus.

“Neve na duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet, por të dalë para botës dhe të flasë për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë e suksesshëm duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo politikanët e korruptuar”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Kjo, pasi sipas Osmanit është detyrë e shenjtë nga ata që i vunë themelet e shtetit.

“Këtë amanet na e la Ibrahim Rugova së bashku me bashkëpunëtorët e tij. E kemi detyrë të shenjtë nga ata që i vunë themelet e këtij shteti dhe nga ata që sakrifikuan edhe jetën që ne ta gëzojmë lirinë. LDK do të krijojë shpresë për këtë vend dhe do ta ndalë zbrazjen e Kosovës nga më të mirët tanë-rinia jonë”, ka thënë Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera