Lajme

Vjosa Osmani: Në 7 marsin e 134 viteve më parë u hodhën hapat e parë në rrugëtimin që ndriçoi mendjet tona

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 07 March 2021

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka uruar 7 marsin,duke thënë mësonjëtorja e  parë shqipe u vuri bazamentin më të qëndrueshëm të arsimit shqiptar, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani është shprehur se 134 vite më parë u hodhën hapat e parë në rrugëtimin që ndriçoi mendjet tona.

“Në 7 marsin e vitit 1887, në Korçën e bukur, në qytetin e serenatave u ekzekutua një nga notat më domëthënëse të historisë sonë që hapi rrugën për kompozimin e një serenate të veçantë për popullin tonë. Në 7 marsin e 134 viteve më parë u hodhën hapat e parë në rrugëtimin më fisnik që ndriçoi mendjet tona. Në këtë ditë, me ndërtimin e mësonjëtores së parë shqipe u vu bazamenti më i qëndrueshëm i arsimit shqiptar.Në frymën e atdhetarëve e veprimtarëve të shquar që dhanë kontributin fisnik për kombin, përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe e zhvillimin e arsimit u përhapën qytet pas qyteti, e cep me cep aty ku flitej e bukura gjuhë e jonë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu Osmani ka deklaruar se në shkollat kosovare ka shumë potencial por që duhet punë e madhe për t’u bërë.

“Secilën herë që vizitoj shkollat e vendit tonë, kuptoj sa shumë potencial kemi e sa jo mjaftueshëm është bërë. Andaj, rrugëtimin tutje do e vazhdojmë duke prioritizuar investimet në këtë drejtim, duke u angazhuar për një zhvillim të dinjitetshëm të sistemit të arsimit, e duke u angazhuar për mësim cilësor e të qasshëm për të gjithë.Sot dua në veçanti të përkulem përpara punës së mësuesve e të mësuesve tona, përpara të gjithë atyre që ndriçimin e rrugëtimit të dijes e kanë mision të jetës. Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë e ata që i ndriçuat me mësimet tona janë garanca jonë më premtuese për një të ardhme më të mirë.Të dashur mësues e mësuese të vendit tonë, urime 7 Marsi!”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera