Lajme

Vjosa Osmani mohon të ketë blerë tokë në vlerë 100 mijë euro, kërkon nga mediat të largojnë lajmin

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 06 August 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se ajo ka blerë tokë në vlerë prej 100 mijë euro në kohë pandemie.

Osmani ka mohuar këtë dhe ka thënë se do të padisë të gjithë ato portale që bëjnë sipas saj shpifje të tillë.

Ajo ka shtuar se deklarimi i pasurisë është i vitit 2019 dhe madje thotë se pas 20 viteve punë dhe edhe me ndihmën e kredisë ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë arritur që të kursejnë për të ndërtuar një shtëpi e cila ende nuk ka përfunduar./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është reagimi i plotë:

Kur të ashtuquajtur analistë e media të caktuara publikojnë propagandë kundër meje me qëllim të arsyetimit të atyre që vërtetë kanë vjedhur, është e domosdoshme të reagoj dhe të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor ndaj shpifjeve të tilla.

Tek këta ‘analistë’ e portale do të shihni titullin ‘Vjosa Osmani blenë tokë në vlerë 100 mijë euro në kohë pandemie. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË.

Nuk është blerë tokë në kohë pandemie. Deklarimi i pasurisë është i viti 2019. Pas njëzet vjet pune në Kosovë, Shtete të Bashkuara e ne Australi, si dhe me kredi të shumta, unë e bashkëshorti im kemi arritur të kursejmë për të kontraktuar një shtëpi, e cila akoma është në ndërtim e sipër. Ajo shtëpi është kontraktuar në vitin 2019, PRA JO NË KOHË PANDEMIE.

Unë, bashkëshorti dhe dy vajzat tona jetojmë në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë që nga viti 2012 kur kemi krijuar familjen tonë, banesë kjo e cila as për së afërmi nuk plotëson kushtet bazike për një familjë 4 anëtarëshe. Secilin cent qe e kemi fituar përgjatë 20 viteve (meqenëse që të dy punojmë që nga viti 1999) mund ta arsyetojmë ligjërisht dhe kurrë nuk kemi keqpërdorë asnjë cent të takgapaguesve. Pra 20 vjet pune brenda e jashtë vendit si dhe kredi, për të kuryer për shtepinë e cila akoma nuk është ndërtuar por me ligj kërkohet të deklarohet vendi ku ajo do të ndërtohet si parcelë.

Pra, po e përsëris, nuk kam blerë asgjë në kohë pandemie por në vitin 2019 i kemi shpenzuar kursimet tona 20 vjeqare për të kontraktuar një shtëpi në Prishtinë.

Kërkoj nga të gjitha mediat që ta largojnë këtë shpifje nga portalet e televizionet e tyre dhe të publikojnë demantin tim. Gjithashtu kërkoj nga analistët që më quajtën kriminele, hajn, abuzuese e cka jo tjetër, të tërheqin shpifjen, të kërkojnë falje dhe të publikojnë demantin. Natyrisht që nëse një gjë e tillë nuk bëhet do të jem e detyruar që të shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të mbrojtur integritetin tim dhe të familjës sime. Pikërisht duke i futë të gjithë me një thes (ata që abuzojnë me pushtet e bëhen milionerë brenda natës si dhe ata që punojnë me mund, me djersë e me kredi, pa abuzuar) ju që sot shpifët po u hapni rrugë e po i arsyetoni ata që kinse i kritikoni për krim e korrupsion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera