Lajme

Vjosa Osmani mbi 50 mijë vota më shumë se Isa Mustafa kur i printe listës

Autori: Halil Berisha 14:12 | 29 January 2020

Vjosa Osmani u bë kandidatja e parë grua për kryeministre të Kosovës.

Kjo pasi LDK, parti pjesë e së cilës është Osmani, vendosi që në zgjedhjet e 6 tetorit të kandidoj atë për shefe të Qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo edhe pse nuk ishte shefe e partisë, LDK-në e udhëheqë Isa Mustafa.

-Advertisement-

Në këto zgjedhje, Vjosa Osmani mori plot 176 mijë e 16 vota derisa Isa Mustafa nuk ishte pjesë e listës.

Mirëpo, Mustafa, kur i printe listës së partisë, në zgjedhjet e 2014-ës, mori 121 mijë e 59 vota.

Nga kjo del që Vjosa Osmani si prijëse e listës, ka marrë 54 mijë e 957 vota më shumë se Mustafa, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Vjosa Osmani në këto zgjedhje doli e dyta e i pari doli shefi i VV-së, Albin Kurti.

Megjithatë, ani se disa herë para zgjedhjeve u tha krerët e të dy partive se do të bëjnë koalicion një gjë e tillë nuk po ndodhë as tash që janë bërë gati 6 muaj.

Madje, në LDK pati edhe përpaslje në mes të Vjosa Osmanit e Agim Veliut, dy nënkryetarët e partisë, pasi Veliu kundërshtonte një ofertë të Kurtit, derisa Osmani e përkrahte./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera