Lajme

Vjosa Osmani: Ligji për pandeminë po bllokohet veç pse e inicova unë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 July 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ndërsa ka folur për mos miratimin e Ligjit për pandeminë, ka thënë se ky ligj po bllokohet vetëm pse ajo e inicoi.

“E iniciova se askush tjetër nuk dëshironte ta bënte. Përshtypja ime është se po bllokohet një ligj veç për shkak të adresës së propozuesit”, tha Osmani.

Kurse deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se mënyra si është paraqit ligji ka qenë i njëanshëm.

-Advertisement-

“Në rastin konkret të përgëzoj për iniciativën që sot e ke ulë nivelin e diskutimit, se po e trajton edhe në nivelin e qytetarit”, tha Demaliaj.

Kryekuvendarja Osmani reagoi duke i thënë deputetit Demaliaj tha se projektligji për pandeminë është propozuar nga prilli dhe se nuk ka qenë propozim i njëanshëm, por i qasshëm për çdo deputet, shkruan Reporteri.net.

“Projektligji ka qenë i qasshëm nga prilli, shpresoj shumë që seancën tjetër ta kem votën e secilit që të hy në procedurë ai projektligj dhe të trajtohet”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera